TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2025, 22:56

Vrasja e Renato Hoxhajt, policia arreston një prej personave të përfshirë; urdhri u dha nga Dubai?

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e Renato Hoxhajt, policia arreston një prej personave të

Operacioni në Ksmail dyshohet se ka lidhje me vrasjen e 58-vjeçarit. Personi që qëlloi dyshohet se ka kalur kufirin grek...

Policia duket se është drejt zbardhjes së vrasjes të ndodhur në Vlorë dy ditë më parë, ku u ekzekutua në mënyrë të mistershme Renato Hoxhaj, 58-vjeç, i cili punonte si roje në një objekt në ndërtim.

Policia ka pasur sot një operacion në zonën e Ksamilit dhe dyshohet se ka pasur lidhje me vrasjen në fjalë, pasi forcat janë vënë në ndjekje të autorëve. Ndërkohë mësohet se pak më parë është ndaluar një person, që dyshohet i përfshirë në ngjarje dhe ka ndihmuar autorin të largohet. Sipas burimeve, ai është kapur në Tiranë. Bëhet fjalë për një person me inicialet E. M. Ndërkohë personi që ka qëlluar dyshohet se ka kaluar kufirin grek. 

Ndërkohë sot ka folur edhe eksperti Ervin Karamuço, i cili ka folur me bindje se ka pasur dy autorë. Ishte ai i pari që tha se njëri është arrestuar, ndërsa tjetri ka ikur në Greqi dhe dyshohet se është i huaj.

Qyteti i Vlorës u trondit nga një ngjarje e rëndë ku u vra roja i një objekti dhe është dyshuar për çështje pronësie. Ndërkohë sot policia me një punë spektakolare, e ka zbardhur atë vrasje. Nuk është vrasje ordinere, por shumë e sofistikuar, me porosi nga Dubai, nga krimi i organizuar. Grupet kanë porositur dy persona për të kryer atentatin. Njëri është i huaj dhe ka kaluar kufirin me Greqinë pak më parë dhe po ndiqet nga ana e policisë greke. Tjetri është rrethuar në Ksamil dhe sapo është arrestuar. Dyshohet se nga ana e grupeve kriminale, i ndjeri që ka humbur jetën është akuzuar si informator i grupeve të tjera dhe prandaj vrasja është bërë me urdhër nga Dubai”, tha ai.

Një prej kamerave te sigurisë ka arritur të filmoje autorin e kamufluar me kapele dhe mbuluar me shall për të mos zbuluar fytyrën. Nga kamera shihet se autori ka ardhur nga kodra pas banesës se 58-vjeçarit. Në vendngjarje janë gjetur 4 gëzhoja te goditura nga një armë tip pistolete 9 mm.

Viktima ka marrë dy plumba në kokë dhe dy në trup. Deri me tani kamera e sigurisë ka filmuar autori, i cili është larguar po nga e njëjta rruge pranë “Kodra se Kuzumbabasë”. Pritet një reagim zyrtar nga policia.

Lini një Përgjigje