TAGS-AT E JAVËS

Kronike29 Prill 2025, 15:19

Detajet/ Si ndodhi sherri tek zyrat e PSD së Tom Doshit, shpallen në kërkim Arjan Telhallari dhe djali i tij (Foto/Video)

Shkruar nga Pamfleti

Detajet/ Si ndodhi sherri tek zyrat e PSD së Tom Doshit, shpallen në

Gjatë kontrollit, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë luftarakë...

Zbardhen detajet lidhur me sherrin e ndodhur në zyrën elektorale të PSD-së së Tom Doshit në zonën e Ali Demit në Tiranë. Incidenti ka ndodhur rreth orës 14:00, ndërsa policia ka shpallur në kërkim shtetasi Arjan Telhallari dhe djalin e tij, Lorenco Telhallari. Mësohet se këta të fundit kanë shkuar në zyrat e PSD dhe janë konfliktuar me persona që ishin të pranishëm atje.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes pak minuta pas incidentit, ku është konstatuar xhami i zyrës i dëmtuar me sende të forta.

Detajet/ Si ndodhi sherri tek zyrat e PSD së Tom Doshit, shpallen në
Arjan dhe Lorenco Telhallari

Po gjatë kontrollit, në vendin e ngjarjes u gjetën dhe sekuestruan dy fishekë luftarakë. Policia ka shpallur në kërkim Arjan Telhallari, i cili ka hyrë në zyrën elektorale të PSD dhe më pas është përfshirë në sherr me personat që ndodheshin aty. Në kërkim është shpallur edhe djali i tij Lorenco.

Detajet/ Si ndodhi sherri tek zyrat e PSD së Tom Doshit, shpallen në
Lorenco Telhallari

Referuar burimeve policore incidenti ka si shkak një sherr që ka nisur mes dy të rinjve. Njëri prej tyre pas sherrit është futur në ambientin që shërben si zyrë elektorale e PSD-së, ndërsa tjetri, djali i Arjan Telhallarit ka shkuar në banesë. Më pas, bashkë me të atij, Arjan Telhallari, ata kanë shkuar për të gjetur të riun. Ky i fundit ndodhej tek zyra e PSD, çka duket se ka shkaktuar edhe incidentin.  

Dyshohet se Telhallari ka qenë i armatosur dhe i kanë rënë fishekët e paplasur në tokë gjatë sherrit, ndërsa arma nuk rezulton që është përdorur.


Njoftimi i policisë:

Rreth orës 14:00, në sallën operative të DVP Tiranë ka ardhur një telefonatë se në rrugën “Ali Demi” kishte një konflikt midis disa shtetasish, në ambientet e një zyre elektorale.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes, është konstatuar i dëmtuar dyshohet  me sende të forta xhami i zyrës së subjektit elektoral. 

Po nga këqyrja e vendit të ngjarjes, janë konstatuar dy fishekë luftarak.

Menjëherë në vendin e ngjarjes, kanë shkuar forca të shumta policie dhe grupi hetimor. Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në konflikt, të cilët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një automjet.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për zbardhjen e motivit të konfliktit dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

Lini një Përgjigje