
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 127 vite burg për 5 personat e akuzuar për vrasjen e Behar Sofisë. Sot është dhënë pretenca dhe SPAK ka kërkuar nga 30 vite burgim për Bujar Lezën, Leonard Xhixhën, Skënder Vathin dhe Xhuljano Vishën. Ndërsa për bashkëpunëtorin e drejtësisë, Ernejt Shytin SPAK ka kërkuar dënimin me 7 vite burg.
66-vjeçari Behar Sofia u ekzekutua mëngjesin e 25 shkurtit 2021, afër Piramidës, në Tiranë, ndërsa vrasësi Ernejt Shyti u largua me biçikletë. Autori, pasi e ndoqi disa metra pranë shtëpisë së tij, i ka dalë para 66-vjeçarit dhe e qëlloi me pistoletë.
Për ngjarjen u arrestuan dhe bashkëpunëtorët e tij: Skënder Vathi, Leonard Xhixha dhe Xhuljano Visha.
Ernejt Shyti, ka pranuar vrasjen dhe gjithashtu ka thënë për grupin hetimor se e ka kryer ekzekutimin pas premtimit për një pagesë prej 50 mijë eurosh, shumë që në fakt nuk e ka marrë.
Shyti, rezulton se të paktën një muaj ka vëzhguar me detaje të gjitha lëvizjet 66- vjeçarit. Ndërsa Skënder Vathi, i cili konsiderohet si organizator i këtij krimi të rëndë e kishte shoqëruar disa herë Ernejt Shytin me qëllim që ta njihte nga afër viktimën.
Ndërkohë që, përveç faktit që Skënder Vathi dhe Leonar Xhixha e kishin shoqëruar me automjetin e tyre të dyshuarin Ernejt Shyti që ta njihte viktimën, edhe vetë ata kanë vëzhguar lëvizjet e Sofisë. Në dëshminë e dhënë para grupit hetimor, Ernejt Shyti dha detaje për njerëzit që kishin organizuar krimin dhe e kishin rekrutuar për të kryer vrasjen, madje thekson se Skënder Vathi fillimisht ia kishte kërkuar që krimin ta kryente Xhuliano Visha, por ai nuk ishte.
Lini një Përgjigje