
Katër shqiptarë janë arrestuar në Itali, pasi akuzohen për vjedhje.
Në prangat e policisë italiane kanë rënë shtetasit e moshës 30, 32, 34 dhe 41 vjeç, të cilët akuzohen për vjedhjen e 17 banesave.
Kryesisht ‘skifterët’ shqiptarë kryenin veprat e tyre në Milano, Limbiate, Verdo dhe Paderno Dugnano. Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, vjedhjet janë kryer gjatë periudhës 14-28 tetor.
Gjatë kontrollit fizik në banesën e tyre, policia gjeti makina, veshje që përdoreshin për vjedhje, para, ora dhe sende me vlerë.
Aktualisht katër shqiptarët ndodhen në paraburgim, në pritje të masës së sigurisë nga drejtësia italiane.
Lini një Përgjigje