TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Prill 2024, 10:41

Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bicit në Gramsh, Prokuroria kërkon 12 vite burg për autorin e mitur

Shkruar nga Pamfleti

Vrasja e 15-vjeçarit Fatjon Bicit në Gramsh, Prokuroria kërkon

Është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj adoleshentëve nga Gramshi të cilët vranë me thikë pas një sherri bashkëmoshatarin tyre Fatjon Bici.

Prokuroria dha pretencën për 4 të miturit e përfshirë në ngjarje. Prokuroria ka kërkuar 12 vite burg për Orgito Çarçiu, i dyshuar si autori i vrasjes.

Gjithashtu prokuroria kërkoi nga 10 dhe 8 vite burg për bashkëpunorët e tij. Prokuroria ka kërkuar maksimumin e dënimit që parashikon Kodi i drejtësisë penale për të mitur. Por gjykata me herë ka pranuar gjykim të shkurtuar për 4 adoleshentët.

Fatjon Bici është vrarë në maj të vitit 2023, para shkollës 9-vjeçare ‘Asllan Shahini’ në Gramsh. 16-vjeçari Bici u vra me thikë pas një sherri me 4 bashkëmoshatarë. Ai ka qenë në shkollë atë ditë dhe pasi përfundoi mësimin pa kushëririn e tij 15-vjeçar Marko Bici që po konfliktohej me 4 bashkëmoshatarë dhe ndërhyri për ta mbrojtur. Mirëpo, si pasojë e goditjeve me thikë, humbi Bici, ndërsa kushëriri i tij mbeti i plagosur.

4 të rinjtë, pas arrestimit nga policia ditën e ngjarjes, në prani edhe të psikologut, rrëfyen se sherri me Marko Bicin kishte nisur rreth 2 muaj më parë, mirëpo vijoi edhe më tej në rrjetet sociale. Në dosjen e prokurorisë, citohen edhe mesazhe të shkëmbyera mes djemve në konflikt në platformën sociale snapchat ku i dërgonin njëri tjetrit thika dhe përforcues grushti e duke thënë se këto mjete do t’i përdornin ndaj njëri-tjetrit dhe për fat të keq kështu ndodhi duke përfunduar në një tragjedi.

 

fatjon bici vrasje gramsh orgito Çarçiu

Lini një Përgjigje