TAGS-AT E JAVËS

Kronike16 Prill 2024, 20:43

Aksident i dyfishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, tre të plagosur

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i dyfishtë në aksin Fushë Krujë-Vorë, tre
Foto ilustruese

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fushë Krujë-Vorë, afër vendit te quajtur Ura Gjole.

Mësohet se dy automjete janë përplasur me njëra-tjetra, ku si pasojë kanë mbetur të plagosur 3 persona.

Bëhet me dije se prej të plagosurve është dërguar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Shkaku i aksidentit dyshohet se është tentativa për parakalim, e ndihmuar edhe nga lagështira.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve.

Lini një Përgjigje