TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Qershor 2025, 19:02

Vila, hotel, servis dhe makina luksoze/ Policia aksion në Gjirokastër, sekuestron pasuritë e trafikantit 45-vjeçar (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Vila, hotel, servis dhe makina luksoze/ Policia aksion në Gjirokastër,

Policia ka sekuestruar një sërë pronash në Gjirokastër, të dyshuara se janë vënë nga krimi.

Pronat janë në emër të shtetasit 45-vjeçar, K. B., i njohur edhe me emrin S. B., banues në fshatin Valare, që dyshohet se ka ndërtuar një “perandori” financiare përmes trafikimit të lëndëve narkotike.

Operacioni është kryer në kuadër të një procedimi pasuror të drejtuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Gjirokastrës.

Vila, hotel, servis dhe makina luksoze/ Policia aksion në Gjirokastër,

Mes pasurive të sekuestruara janë: një hotel katërkatësh dhe lokal bar-kafe në lagjen “18 Shtatori”, një ndërtesë dykatëshe me papafingo në Valare, një tjetër ndërtesë dykatëshe, një truall (servis makinash) në lagjen “Grehot”, një lokal dhe një automjet luksoz tip Audi Q7. Gjithashtu janë vënë nën sekuestro edhe 8 automjete të tjera, të shpërndara në emër të tij dhe të familjarëve, për të cilat vijon puna për lokalizimin dhe bllokimin e tyre.

Vila, hotel, servis dhe makina luksoze/ Policia aksion në Gjirokastër,

Materialet i janë kaluar Prokurorisë për vijimin e hetimeve, ndërsa ky është një tjetër rast që nxjerr në pah mënyrën se si trafikantët e drogës tentojnë të legalizojnë të ardhurat kriminale përmes bizneseve të ligjshme në dukje.

Njoftimi i policisë

Vihet sekuestro mbi pasuri (ndërtesa, biznese dhe automjete) të cilat dyshohet se janë përfituar nga veprimtaria kriminale e shtetasit K. B., alias S. B., 45 vjeç, banues në fshatin Valare, Gjirokastër, në fushën e trafikimit të lëndëve narkotike.

Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Agjencinë për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme, në kuadër të një procedimi pasuror të kryer në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, ka vënë sekuestro mbi pasuri të shtetasit K. B., alias S. B., dhe të familjarëve të tij, i dyshuar për pjesëmarrje në një grup me veprimtari të trafikimit të lëndëve narkotike. Konkretisht janë sekuestruar:

-Lokal bar-kafe dhe hotel katërkatësh, në lagjen "18 shtatori", Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe+papafingo, me sipërfaqe 393.3 m2, me sipërfaqe ndërtimi 131.1 m2, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë dykatëshe me sipërfaqe 235 m2 ndërtesë, në fshatin Valare, Gjirokastër;

-Pasuri e llojit truall (servis makinash), me sipërfaqe 1216 m2, me sipërfaqe ndërtimi 276 m2, në lagjen "Grehot", Gjirokastër;

-Pasuri e llojit ndërtesë (lokal) me sipërfaqe 30 m2, në lagjen "Grehot", Gjirokastër;

-1 automjet tip “Audi Q7”.

Gjithashtu janë vën në sekuestro dhe 8 automjete, në pronësi të 45-vjeçarit dhe të familjarëve të tij. Punohet për gjetjen e tyre.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje