TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Shtator 2025, 14:05

U kapën me kanabis në makinë, arrestohen 4 shtetas gjermanë në Shëngjin

Shkruar nga Pamfleti

U kapën me kanabis në makinë, arrestohen 4 shtetas gjermanë

Policia Kufitare Shëngjin ka arrestuar katër shtetas gjermanë, pasi u kapën me kanabis në makinë, me qëllim shitjen në doza.

Katër të arrestuarit janë të moshave 23-28 vjeç, ndërsa identitetet e tyre ende nuk janë zbardhur.

“Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani. Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”, në të cilin u gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike Cannabis Sativa, që dyshohet se ata e posedonin me qëllim shitjen në doza”, njoftoi policia.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Lini një Përgjigje