TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Gusht 2025, 18:54

U kap nga RENEA për vrasjen e Gentian Bejtjas, ‘Pole Qorri’ njihej si koka e organizatës së drogës me Italinë

Shkruar nga Pamfleti

U kap nga RENEA për vrasjen e Gentian Bejtjas, ‘Pole Qorri’

Një operacion i forcave RENEA dhe Operacionales, me mbështetjen edhe të Policisë së Vlorës, u përmbyll me arrestimin e Flodian Plakut, i njohur edhe me nofkën “Pole Qorri”. Ai konsiderohet si një nga vrasësit me pagesë, ndaj të cilit Gjykata e Tiranës prej gushtit 2024 kishte vendosur masën e sigurisë ‘arrest me burg’, si person i dyshuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, krim i kryer në fshatin Larushk, në mars të vitit të kaluar.

Plaku njihej edhe me mbiemrat Serjani dhe Mamo, teksa u arrestua në një hotel në zonën e Orikumit, bashkë me një tjetër person, ndërsa iu gjetën edhe dy pistoleta.

Për Plakun thuhej se ishte fshehur apo strehuar në Dubai, atje ku shumë personazhe të botës së krimit shqiptar, ndodhen prej vitesh. Ai ishte një emër i njohur jo vetëm për drejtësinë shqiptare, por edhe atë italiane,

Me identitetin Flodian Serjani, ai është arrestuar në vitin 2019 në Vlorë si kreu i organizatës kriminale të trafikur të drogës, që çonte kanabis në Brindisi dhe përmes korrierëve shpërndahej nga Puglia drejt Romës, Napolit, Milanos dhe Firenzes.

U kap nga RENEA për vrasjen e Gentian Bejtjas, ‘Pole Qorri’

Sipas mediave italiane ai është një trafikant droge me lidhje shumë të forta në Toskanë dhe që udhëtonte shpesh herë nga Brindisi për në krahinën e tij në Shqipëri për të siguruar ngarkesën.

Grupi i tij ishte i lidhur fort me grupe të krimit të organizuar të Puglia- s, veçanërisht me Salverio Palma i cili është arrestuar në Itali.

Mediat italiane shkruanin se sipas hetimeve ky grup ka pasur gisht në dy ngarkesa të kapura në 2018 të disa sasive të konsiderueshme kanabisi.

"Më 12 janar 2018, në Magliano Sabina (RI), përgjatë autostradës A / 1 në veri, karabinierët arrestuan një ndërlidhës shqiptar i nisur për në Toscana, duke transportuar 70 kg marijuanë.

Më 15 shkurt 2018, në periferinë lindore të Romës, karabinierët, arrestuan një ndërlidhës italian me 178 kg marijuanë dhe dy shqiptarë, që do të pranonin sasinë e drogës, ndërsa në shtëpinë e tyre u gjetën edhe 188 kg lëndë narkotike, peshore elektronike dhe materiale paketimi”, raportonin mediat italiane.

Lini një Përgjigje