
Një shqiptar, të cilit iu gjetën 18 doza kokainë është dënuar me 3 vjet heqje lirie. Shqiptari u arrestua në 26 mars, ndërsa po udhëtonte me një makinë Mazda ngjyrë argjendi kur u ndalua nga një patrullë policie në Kembrixh.
Në sediljen e shoferit ishte ulur 26-vjeçari Mariglen Sadiku dhe një kontroll zbuloi se ai mbante 18 doza me kokainë.
Kontrollet e mëtejshme zbuluan se Sadiku, pa vendbanim fiks, nuk kishte status të vendosur apo vizë dhe po drejtonte makinën pa patentë ose sigurim të vlefshëm.
Në Gjykatën e Kurorës së Kembrixhit të premten (30 maj), Sadiku u dënua me tre vjet burg pasi më parë u deklarua fajtor për posedim me qëllim shpërndarjen e drogës, posedim të pasurisë kriminale, drejtim automjeti pa patentë.
Lini një Përgjigje