Një 35-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi u kap në flagrancë duke kultivuar bimë narkotike në një parcelë në Mirditë.
Operacioni policor i koduar “Koordinata”, çoi në arrestimin e 35-vjeçarit Ervin Lleshaj.
Gjatë kontrollit në terren, u gjetën dhe u asgjësuan 225 fidanë të dyshuar si cannabis sativa, ndërsa një pjesë e tyre u sekuestrua si provë materiale. Policia bën me dije se hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.
"Vijon operacioni policor i koduar “Koordinata” Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi i shtetasit: Ervin Lleshaj
Gjenden në një parcelë në fshatin Trazhë dhe asgjësohen 225 fidanë narkotikë cannabis sativa.
Kapet në flagrancë në parcelë dhe vihet në pranga autori i dyshuar.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Lezhë, si rezultat i kontrolleve dhe i hetimeve të kryera me metoda proaktive në vijim të operacionit policor të koduar “Koordinata”, goditën një rast të tentativës për kultivim të bimëve narkotike.
Gjatë kontrolleve, në fshatin Trazhë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë gjetën një parcelë me 225 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.
Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e Policisë, në parcelë, u kap në flagrancë shtetasi E. Ll., 35 vjeç, banues në fshatin Prosek, i cili u arrestua për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
Fidanët u asgjësuan me anë të djegies, përveç një pjese që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të përfshirë.
Operacioni antikanabis “Koordinata” vijon", njofton policia
Lini një Përgjigje