TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2024, 10:09

U kap me 100 kg kokainë në Spanjë, zbardhet identiteti i shqiptarit

Shkruar nga Pamfleti

U kap me 100 kg kokainë në Spanjë, zbardhet identiteti i

Një shqiptar është në mesin e të arrestuarve gjatë operacionit ndërkombëtar anti-drogë në Spanjë, ku u kapën 100 kg kokainë.

Kujtim Tanase, një ndër 12 të arrestuarit, i cili spikati mes arrestimeve të kryera në Spanjë, si kreu i rrjetit shqiptar, është në burg në pritje të ekstradimit në Shqipëri bazuar në një kërkim ndërkombëtar për veprën e vrasjes me dashje.

Të përfshirë ishin vëllai i tij edhe një person tjetër i konsideruar krahu i djathtë, të cilët merreshin me të gjitha aktivitetet kriminale, veçanërisht në punët e sigurimit për transportin e parave cash.

Operacioni “Botnia” çoi në sekuestrimin e 100 kg kokainë, 400 mijë dollarë asete kripto dhe në arrestimin e 12 personave, 10 në Spanjë e 2 në Kolumbi.

Ky operacion përfaqëson një goditje ndaj strukturës së një prej organizatave kriminale më të fuqishme ndërkombëtarisht.

 

u kap me kokaine

Lini një Përgjigje