TAGS-AT E JAVËS

Kronike20 Qershor 2024, 15:59

Policia dhe FNSH aksion “blic” në lagjet e Vlorës, dy persona në pranga!

Shkruar nga Pamfleti

Policia dhe FNSH aksion “blic” në lagjet e Vlorës, dy

Policia e Vlorës në bashkëpunim me FNSH dhe agjentët e krimeve të rënda, kanë kryer disa kontrolle të befasishme në qytetin e Vlorës.

Sipas informacioneve paraprake bëhet me dije se janë arrestuar dy persona, një prej të cilëve është ndaluar në ambientet e një lokali në zonën e Lungomares.

Ndërsa personi i dytë i arrestuar, bëhet me dije se është ndaluar teksa po qarkullonte me një automjet tip “Audi” luksoz. Efektivët i kanë bllokuar rrugën duke e rrethuar mjetin luksoz dhe më pas kanë bërë arrestimin e drejtuesit.

Aksioni është ende në zhvillim e sipër, ku në vijim pritet dhe një komunikatë informuese mbi arrestimet e kryera.

Lini një Përgjigje