
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar është plagosur me thikë nga një shtetas italian. 34-vjeçari shqiptar u plagos në Via Mulino da Capo di Giulianova.
Sipas mediave italiane, agresori e ka goditur të riun me thikë kuzhine 17 cm të gjatë në anën e majtë të gjoksit, ndërsa motivi i konfliktit nuk dihet ende.
Policia u njoftua nga banorët e zonës, ndërsa ka arrestuar menjëherë autorin dhe ka sekuestruar thikën.
Mësohet se 34-vjeçari ndodhet në gjendje kritike për jetën dhe ndodhet në reanimacion. Mjekët njoftojnë se i riu do t’i nënshtrohet një operacioni.
Lini një Përgjigje