TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Qershor 2024, 09:51

Tentoi të trafikonte armë nga Shqipëria drejt Italisë, arrestohet 23-vjeçari në Rinas

Shkruar nga Pamfleti

Tentoi të trafikonte armë nga Shqipëria drejt Italisë,

Një 23-vjeçar është arrestuar në aeroportin e Rinasit në tentativë për të trafikuar armë drejt Italisë.

Bëhet me dije se personi që po tentonte të trafikonte armën, ishte shtetas kosovar. Arma e tipit pistoletë u gjet gjatë skanimit të çantës së tij.

"Intensifikimi i kontrolleve, parandaloi një tentative për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali. Finalizohet operacioni policor i koduar “Skanimi”. Sekuestrohet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak. Arrestohet në flagrancë poseduesi i armës (shtetas kosovar).

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, bazuar në analizen e riskut dhe në informacionet e inteligjencës policore, të intensifikuara për shkak të fluksit në hyrje/dalje, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Rinas, në bashkëpunim me shërbimet e Sigurisë në aeroportin e Rinasit, finalizuan operacionin policor të koduar “Skanimi”, në kuadër të të cilit u godit një tentativë për të trafikuar armë zjarri nga Shqipëria në Itali.

Gjatë këtij operacioni u kap në flagrancë dhe u vu në pranga, në dalje të Shqipërisë, shtetasi kosovar D. G., 23 vjeç, banues në Pejë.

Nga kontrolli nëpërmjet skanerit, në çantën e këtij shtetasi, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, njofton policia.

arrestim

Lini një Përgjigje