Një e mitur vetëm 15 vjeç ka tentuar t’i japë fund jetës duke u hedhur nga kati i katër i banesës së saj në Sarandë.
15-vjeçarja aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ajo nuk ka mundur të bjerë në tokë pasi është penguar nga tenda e katit më poshtë.
Sipas burimeve policore shkak për ngjarjen ka qenë bullizimi nga shokët. Grupi hetimor po heton për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.
"Më datë 23.09.2025, ka mbetur e dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në spital, një shtetase e mitur 15 vjeçe, e cila dyshohet se është vetëhedhur nga kati i katërt i banesës së saj në Sarandë. 15-vjeçarja aktulisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën“, njofton policia.
Lini një Përgjigje