TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 15:38

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata lë të lirë dy policët

Shkruar nga Pamfleti

U arrestuan për punësimin e Muçi Shaljanit në AMP, gjykata

Për pasojë nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Gjykata Penale e Tiranës e ka quajtur të paligjshëm arrestimin e dy policëve të Komisariatit Nr.3, Bruno Cara dhe Arshim Zajmi.

Për pasojë nuk ka caktuar asnjë masë sigurimi ndaj tyre.

Prokuroria kishte kërkuar masat e sigurimit “detyrim paraqitje” dhe ndalimin për të dalë jashtë vendit, deri në përfundimin e hetimeve.

Dy efektivët janë proceduar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP),  pasi dyshohet se kanë dhënë vërtetimin për të punuar Muci Shaljani, në kundërshtim me rregullat e shërbimit.

Gjykata pritet të vazhdojë hetimet për të sqaruar rrethanat e sakta të ngjarjes.

Dy efektivët u ndaluan pas atentatit të së martës në rrethrrotullimin e Rinasit, ku mbeti i vrarë 47-vjeçari Gilamndo Dani dhe u plagos punonjësi i AMP-së, 40-vjeçari Muçi Shaljani (Sheqeri).

Ndërkohë ditën e sotme, 4 ditë pas atentatit Muçi Shaljani ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës.

Ai kishte marrë disa plumba në organet jetësore dhe për pasojë nuk ia ka dalë dot të mbijetojë.

Pse u arrestuan dy efektivët e komisariatit nr.3?

Dy punonjësit e policisë, Bruno Caran dhe Arshim Zajmi duhet të kontrollonin dhe duhet të mbanin procesverbalin, nëse kandidati për AMP, që në këtë rast ishte Muçi Shaljani, kishte apo jo të dhëna kriminale, kishte kontakte të papërshtatshme.

Sipas verifikimeve që këto dy efektivë kanë kryer në Kartotekën e Policisë së Shtetit, në SK2 që janë sistemet e brendshme të policisë së shtetit dhe në çdolloj njoftimi apo informacioni të klasifikuar, nuk ka rezultuar që Muçi Shaljani të jetë i papërshtatshëm për këtë detyrë dhe për këtë arsye i kanë dhënë dhe miratimin për tu futur në AMP.

Sipas AMP-së, këta punonjës policie, nuk kanë kryer detyrën e tyre ligjore për verifikimin e kandidatit dhe vërtetimin e besueshmërisë.

Bruno Cara kishte vetëm rreth 1 muaj e gjysëm që e kishte nisur detyrën si efektiv i komisariatit nr.3 në kryeqytet, ndërkohë që Arshim Zajmi kishte kohë që ishte punonjës policie.

Mësohet se Prokuroria e Tiranës do të hetojë edhe efektivë të tjerë të AMP-së për mënyrën sesi janë rekrutuar, përveç Muçi Shaljanit, por edhe mbi funksionin që kjo agjenci ka mbi rekrutimin e personave që duan të bëhen pjesë e mbikëqyrjes policore.

Muçi Shaljani dhe pse kishte që prej muajit shtator që ishte pjesë e kësaj agjencie, nuk figuron të ketë shkuar në punë. Po ashtu sipas prokurorisë, nuk figuron të ketë marrë një leje të posaçme apo raport për ta justifikuar udhëtimin e tij në Barcelonë.

Duhet verifikuar edhe ky aspekt, që sipas Prokurorisë një gjë e tillë nuk ka ndodhur, pra nuk kishin dijeni mbi vendndodhjen e agjentëve të AMP-së, ç'ka do ishte kompetencë e drejtuesit apo shefit të sektorit për të ditur dhe për të marrë njoftim nëse është apo jo në punë.

Lini një Përgjigje