TAGS-AT E JAVËS

Kronike15 Nëntor 2025, 15:23

Tragjike në Rrogozhinë, një 2-vjeçare përplaset për vdekje me makinë

Shkruar nga Pamfleti

Tragjike në Rrogozhinë, një 2-vjeçare përplaset

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Rrogozhinë, ku një vajzë 2-vjeçare ka humbur jetën.

E mitura është përplasur për vdekje me makinë nga 24-vjeçari me iniciale F.Xh.

I riu ka qenë duke kthyer mjetin në momentin që ka përplasur të miturën, e cila ka ndërruar jetë.

24-vjeçari është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme.

Rreth orës 13:55, në lagjen nr. 2, Rrogozhinë, shtetasi F. Xh., 24 vjeç, banues në Rrogozhinë, ka goditur me automjet gjatë kthimit të automjetit për në rrugën e lagjes një të mitur 2-vjeçare, e cila ka ndërruar jetë. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme”, njofton policia.

Lini një Përgjigje