TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 10:44

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, kamerat e sigurisë ishin jashtë funksionit në momentin e shpërthimit

Shkruar nga Pamfleti

Tritoli në banesën e Xhelal Mziut, kamerat e sigurisë ishin

Një sasi lënde plasëse u vendos pranë banesës së deputetit demokrat Xhelal Mziu në zonë e Kamzës mëngjesin e sotëm.

Shpërthimi i fuqishëm u dëgjua në gjithë zonën përreth ndërsa fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale.

Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar edhe disa automjete të banorëve të zonës të cilat ishin parkuar në rrugën ku ndodhi ngjarja.

Deputeti i PD Xhelal Mziu është shprehur se nuk ka konflikte me askënd, ndërsa kamerat e shtëpisë së Mziu kanë qenë jashtë funksioni në momentin e shpërthimit dhe nuk kanë arritur të regjistrojnë momentin kur autori ose autorët kanë vendosur sasinë e lëndës plasëse.

Raportohet se kamerat e sigurisë kanë qenë të fikura prej 3 ditësh. Ndërsa autoritetet janë duke kryer kontrolle në zonë për të gjetur kamera të tjera që mund të kenë pamje të autorit të dyshuar.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Mziu është shprehur se nuk ka asnjë konflikt personal dhe nuk dyshon tek asnjë person konkret që mund të qëndrojë pas ngjarjes.

"Nuk kam konflikte. Nuk e kam idenë kush mund të jetë autor", ka dëshmuar ai.

Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti dhe bashkëshortja e tij. Për fat të mirë, askush nuk është lënduar, ndërsa dëmet janë vetëm materiale.

Lini një Përgjigje