TAGS-AT E JAVËS

Kronike19 Shtator 2025, 08:38

Shpërthimi me tritol në banesën Xhelal Mziut në Kamëz, e dëmtuar edhe një makinë e parkuar; policia sekuestron kamerat

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthimi me tritol në banesën Xhelal Mziut në Kamëz,
Pamje nga vendi ku u vendos lënda plasëse në banesën e Mziut

Publikohen pamjet nga banesa e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, në murin rrethues së të cilës u vendos një sasi lënde plasëse.

Raportohet se nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa e dëmtuar ka mbetur edhe një makinë e parkuar aty pranë. Xhami i makinës është i krisur nga shpërthimi.

Ende nuk dihet nëse autori ka vepruar i vetëm apo është ndihmuar nga dikush tjetër. Policia ka kqyrur kamerat e sigurisë të banesave të tjera dhe të bizneseve për të ndihmuar hetuesit në zbulimin e identitetit të autorit.

Nuk është përcaktuar ende sasia e lëndës plasëse të vendosur, pasi priten ekspertët për ta përcaktuar.

“Rreth orës 00:55, dyshohet se në rrugën “Arjan Sala”, në murin rrethues të banesës së shtetasit Xh. M., është vendosur një sasi e dyshuar lënde plasëse. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme  materiale. Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njoftoi policia.

Lini një Përgjigje