TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Janar 2026, 16:11

Tragjike në Himarë! Humb jetën 45-vjeçari, u godit nga fadroma në kantierin e ndërtimit

Shkruar nga Pamfleti
Tragjike në Himarë! Humb jetën 45-vjeçari, u godit nga
Foto ilustruese

Një ngjarje tragjike është shënuar pasditen e sotme në fshatin Palasë të Himarës.

Një 26 vjeçar, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadromë, ka aksidentuar K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier.

K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

"Sot, në një kantier ndërtimi, në fshatin Palasë, Himarë, dyshohet se shtetasi E. P., 26 vjeç, gjatë punës brenda kantierit, duke kryer manovra me mjetin fadrom, ka aksidentuar shtetasin K. H., 45 vjeç, punëtor po në atë kantier. Shtetasi K. H., si pasojë e dëmtimeve të marra, ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spitalin e Vlorës.

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Himarë është bërë menjëherë shoqërimi i shtetasit E. P., për veprime të mëtejshme hetimore.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes."-njoftoi policia. 

tragjike në himarë

Lini një Përgjigje