TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Gusht 2023, 12:08

“500 euro kilogrami”/ E magazinonin buzë liqenit, zbardhet skema e trafikut të drogës me varka nga Pogradeci drejt Maqedonisë së Veriut; kapen autorët

Shkruar nga Pamfleti

“500 euro kilogrami”/ E magazinonin buzë liqenit, zbardhet

Ditën e sotme 4 persona janë arrestuar në Pogradec pasi u kapën me 26 kilogramë lëndë narkotike kanabis të cilën e magazinonin prej më shumë se një muaji buzë liqenit.

Katër persona ranë në prangat e policisë së Korçës, pasi trafikonin kanabis përmes varkave të peshkimit drejt Maqedonisë së Veriut.

Uniformat blu bëjnë me dije se të arrestuarit janë: Ardian Toska 51-vjeç; Aurel Toska 43-vjeç (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit); Roni Sulollari 45-vjeç; Tane Bllazhe (punonjës pranë Qendrës së rritjes së Rasatit të Koranit).

Gjithashtu është sekuestruar edhe një sasi prej 26 kilogramë kanabis sativa.

Policia sqaron se personat e arrestuar vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, buzë liqenit në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt Maqedonisë së Veriut.

Nga hetimi njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

"Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Restart 15”, 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa. Vepronin në formën e grupit, për të magazinuar lëndë narkotike, pranë Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec, dhe për ta trafikuar atë, me varka peshkimi, drejt RMV-së, arrestohen 4 shtetas.

Nga hetimi proaktiv njëmujor rezultoi se 4 të arrestuarit (mes tyre dy punonjës të Qendrës) e kryenin këtë veprimtari kriminale, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike. Së bashku me lëndën narkotike, sekuestrohen 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë.

Si rezultat i një hetim intensiv, proaktiv, të ndjekur për 1 muaj, nga Policia dhe Prokuroria e Korçës, mbi informacione të siguruara se disa shtetas magazinonin lëndë narkotike, me qëllim trafikimin drejt RMV-së, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, finalizuan fazën e pesëmbëdhjetë të operacionit policor antidrogë të koduar “Restart”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit A. T., 51 vjeç dhe A. T., 43 vjeç, vëllezër, të dy banues në fshatin Piskupat, si dhe shtetasit R. S., 45 vjeç dhe T. B., 53 vjeç, të dy banues në fshatin Lin. Nga hetimet intensive të kryera në kuadër të këtij operacioni rezultoi se këta shtetas vepronin në mënyrë të organizuar, për të trafikuar lëndë narkotike cannabis sativa, drejt RMV-së, kundrejt pagesës 500 euro/kg lëndë narkotike.

2 vëllezërit, shtetasit A. T. dhe A. T. siguronin lëndën narkotike që do të trafikohej dhe e magazinonin atë në afërsi të Qendrës së Rasatit të Koranit, në Pogradec (qendër ku ishin të punësuar 2 të arrestuarit, shtetasit A. T. dhe T. B.). Më pas lënda narkotike trafikohej drejt RMV-së, me varka peshkimi që drejtoheshin nga shtetasit R. S. dhe T. B.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 26 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa, 1 varkë peshkimi, 2 automjete dhe 4 celularë. Vijojnë hetimet për identifikimin dhe për arrestimin e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë veprimtari kriminale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.", njofton policia.

droge varka peshkimi korce

Lini një Përgjigje