TAGS-AT E JAVËS

Kronike30 Maj 2025, 09:45

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, zbardhen emrat kush janë 10 të arrestuarit; sekuestrohen pistoleta, silenciator dhe automatikë

Shkruar nga Pamfleti
Trafik armësh Kosovë-Shqipëri, zbardhen emrat kush janë 10
Trafikim armësh nga Kosova drejt Shqipërisë

Një rast i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë është goditur nga autoritetet, duke rezultuar në arrestimin e 10 personave dhe 2 të tjerëve të shpallur në kërkim.

Sipas njoftimit të uniformave blu, armët siguroheshin nga Kosova, e më pas silleshin në Shqipëri me qëllim shitjen e tyre, kryesisht në Tiranë.

Në banesën e një prej të arrestuarve u gjetën gjithashtu dhe 2077 fara kanabisi. Sakaq, me datë 1 prill, në kuadër të hetimeve, u ndaluan dy persona, pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.

Të arrestuarit janë:
1.       Emirel Tusha, 32-vjeç
2.       Leandro Haxhiaj, 21-vjeç
3.       Fabricio Berberi, 26-vjeç
4.       Rikardo Hajdaraj, 21-vjeç
5.       Visar Murati, 23-vjeç
6.       Kevin Farruku, 18-vjeç
7.       Geraldo Muraj, 22-vjeç
8.       Adriano Shehu, 23 vjeç
9.       Altin Pajaziti ( i arrestuar më herët)
10.    Kadri Prushi ( i arrestuar më herët)
Në kërkim janë shpallur:
1.       R.K., 41-vjeç
2.       A. N., 24-vjeç

"Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri  kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.     Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale. ", njofton mes të tjerash policia. 

trafik armësh kosovë-shqipëri 10 të arrestuarit

Lini një Përgjigje