
Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku një i mitur ka mbetur i plagosur me thikë.
I mituri është paraqitur në urgjencën e spitalit të Sarandës me dy plagë thike. 16-vjeçari, i identifikuar si P. Lapa, ka dy plagë të shkaktuara me mjet prerës në gjoks dhe në dorë.
Ende nuk dihet se si ka ndodhur plagosja e të miturit, ndërsa dyshohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.2 në Sarandë.
Policia dhe grupi hetimor vijojnë punën për dokumentimin dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Kujtojmë se pak më herët një tjetër plagosje ndodhi në Lushnjë. Një sherr në familje mes djalit dhe babait çoi në përdorimin e thikave dhe plagosjen e të dyve, të cilët u transportuan në spital për ndihmë mjekësore
Gjithashtu edhe një 53-vjeçar në Tiranë tentoi të vriste veten me armë zjarri kallashnikov.
Lini një Përgjigje