TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Maj 2025, 11:52

Thasë me kokainë dhe para/ Detaje nga operacioni "Ura", shqiptarët u zbuluan nga përgjimet 

Shkruar nga Pamfleti

Thasë me kokainë dhe para/ Detaje nga operacioni "Ura",

Policia italiane ka publikuar pamjet e operacioni “Ura” të zhvilluar nga autoritetet e vendit fqinj dhe Prokuroria e Posaçme (SPAK), ku janë lëshuar 52 urdhër arreste, ndërsa janë sekuestruar miliona euro.

Në pamje shihen çanta të tëra me euro, pako me kokainë, plane nga sallat operative dhe të vëzhgimit, si dhe pamje të filmuara gjatë fazës hetimore.

Operacioni kundër trafikut të narkotikëve është zhvilluar në Itali dhe në disa qytete në Shqipëri. Në vendin tonë urdhër arrestet janë lëshuar me urdhër të SPAK.

Mësohet se në Shqipëri janë kryer kontrolle në disa qytete. Në Fier është ndaluar administratori i një shoqërie transporti pasagjerësh.

Po ashtu urdhër arreste është dhënë edhe për një avokat në Durrës, për një ish punonjës policie. Po ashtu urdhër arreste jane leshuar edhe per disa persona mes tyre Orgest Molla, Hasan Nderjaku, Ligor Çombashi, Ervis Doçi, i njohur në Durrës dhe si Visi i Pojes.

Droga kishte të mbishkruar 'Paris' dhe 'Leon'.

Droga sigurohej nga Ekuadori (Guayaquil) në Roterdam, më pas në Bari. Mësohet se trafiku ndërkombëtar i kokainës e heroinës  menaxhohej nga një organizatë kriminale shqiptare

Lini një Përgjigje