TAGS-AT E JAVËS

Kronike 6 Gusht 2023, 12:11

Tentuan të vidhnin një automjet, kapen në flagrancë 2 të rinjtë në Golem (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Tentuan të vidhnin një automjet, kapen në flagrancë 2

Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia e Kavajës teksa tentonin të vidhnin një automjet. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ku policia ka ndërhyrë me njëherë pas sinjalizimeve se disa persona po grabisnin një automjet.

në pranga janë vënë shtetasi shtetasit E. M., 36 vjeç dhe E. M., 19 vjeç, të dy banues në Kavajë.

Gjithashtu, mbi dyshime për bashkëpunim me 2 shtetasit e arrestuar, për këtë tentativë vjedhjeje, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. V.,  minoren, banues në Kavajë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

golem tentuan të vidhnin një automjet

Lini një Përgjigje