TAGS-AT E JAVËS

Kronike17 Korrik 2025, 16:13

Të shtënat në Sarandë, reagon policia: Dy të rinjtë e plagosur nisen me urgjencë drejt Traumës

Shkruar nga Pamfleti

Të shtënat në Sarandë, reagon policia: Dy të

Policia ka reaguar mbi ngjarjen në Sarandë, ku dy të rinj mbetën të plagosur me armë zjarri. Policia bën me dije se ata do të dërgohen drejt Tiranës për ndihmë të specializuar pasi gjendja nuk është shumë e mirë. Ndërkohë ende mbeten të paqarta rrethanat e ngjarjes.

Sot, rreth orës 15:00, në lagjen nr. 4, Sarandë, në rrethana ende të paqarta, dyshohet se janë plagosur me armë zjarri shtetasit G. H., 32 vjeç dhe E. L., 24 vjeç, të cilët pas ndihmës së parë mjekësore në spitalin e Sarandës, do të dërgohen drejt spitalit të Traumës, Tiranë, për mjekim të specializuar.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po vijon punën për identifikimin e autorit, zbardhjen e e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje”, tha policia.

Ngjarja e rëndë ndodh në mes të sezonit, në një prej qyteteve më të frekuentuara gjatë verës në vendin tonë.

 

Lini një Përgjigje