Një ngjarje e rëndë është regjistruar gjatë mesnatës në fshatin Çukas, Lushnjë, ku një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me përdorimin e armës së zjarrit.
Policia e Lushnjes ka shpallur në kërkim Resul Gashin, 56 vjeç, pasi pas një konflikti për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri në këmbë Ramadan Menka, 58 vjeç, klient i lokalit në pronësi të tij.
I plagosuri ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë shpallën në kërkim shtetasin R. G., 56 vjeç, pasi gjatë mesnatës, në fshatin Çukas, dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ka plagosur me armë zjarri në këmbë, shtetasin R. M., 58 vjeç, (klient), i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. G.", njofton policia.
Lini një Përgjigje