TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Gusht 2025, 09:19

Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi, 4 makina përplasen me njëra-tjetrën; plagosen disa persona

Shkruar nga Pamfleti
Aksident i rëndë në aksin Bulqizë-Peshkopi, 4 makina
Foto Ilustruese

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Bulqizë – Peshkopi.

Katër automjete të cilat po lëviznin në drejtim të Bulqizës janë përplasur me njëra-tjetrën duke përfunduar në kanal.

Si pasojë u plagosën të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerët që ndodheshin në to, disa prej të cilëve janë dërguar për të marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Bulqizës.

Aksidenti ka ndodhur në një segment të dëmtuar ku për shkak të gropave, shpesh automjetet ndryshojnë korsi dhe bëhen burim aksidenti.

Lini një Përgjigje