
Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kësaj të enjte në Koplik.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta dyshohet se është qëlluar me pistoletë në këmbë, Genti Dulaj, 32 vjeç.
32-vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit.
"Më datë 29.02.2024, rreth orës 19:50, në Koplik, gjatë një konflikti për motive të dobta dyshohet se shtetasi M. H., ka plagosur me armë zjarri pistoletë në këmbë shtetasin G. D., 32 vjeç, banues në Koplik. 32 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes", njofton policia.
Lini një Përgjigje