59-vjeçari shqiptar Georgo Asllani është dënuar me 13 vite burg në Angli, pasi qëlloi me armë zjarri nipin e ish-gruas së tij në Waltham Cross në qershor të vitit 2022.
Asllani u dënua për mbajtje armë zjarri pa leje dhe plagosje me dashje për shkak të disa mosmarrëveshjeve familjare për motive pronësore në Shqipëri.
Dyshohet se incidenti i ndodhur vjen pas ndarjes së Asllanit dhe ish-gruas së tij jo në paqe në Mbretërinë e Bashkuar.
Asllani qëlloi dy herë shtetasin, teksa ky i fundit ishte duke punuar në një shtëpi në Trinity Lane, bashkë me vëllain e tij.
Situata mund të shkonte edhe më rëndë, nëse nuk do të kishte ndërhyrë një koleg i vëllezërve për të ndaluar 59-vjeçarin shqiptar.
Në dëshminë e tij në gjykatë, Asllani pretendonte se ishte nën kërcënimin e mafias dhe vepronte me urdhër të një individi të njohur si Komandanti.
Pavarësisht pretendimeve të tij, gjykata e shpalli fajtor, ndërsa i plagosuri është ende në fazë rikuperimi nga plagët dhe i paaftë për të punuar.
Lini një Përgjigje