
Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Kavajës.
Raportohet se një person i armatosur me kallashnikov ka hyrë në ambientet e një marketi dhe nën kërcënimin e armës ka marrë një shumë parash. Ai ka kërcënuar gjithashtu edhe klientët e pranishëm duke iu marrë paratë që kishin me vete.
Burime nga policia thanë se rreth orës 18:30 të mbrëmjes së sotme, grabitja është kryer në supermarketin ‘Maximarket'.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për identifikimin e autorit.
Policia raporton se autori është nisur drejt Malit të Robit dhe aty ka humbur gjurmët në errësirë.
Lini një Përgjigje