TAGS-AT E JAVËS

Kronike24 Korrik 2025, 17:51

“S’më linte të vishesha ekstravagante”, 26-vjeçarja nga Fieri zbulon arsyen përse mbyti të atin!  

Shkruar nga Pamfleti

“S’më linte të vishesha ekstravagante”,
Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja e rëndë e shënuar në fshatin Frashër të Fierit, ku një 26 vjeçare ka mbytur me tel babanë e saj 56-vjeç. 

Fillimisht, vajza e viktimës, Emanilda Rama ka njoftuar policinë dhe ka deklaruar se i ati kishte humbur jetën aksidentalisht një ditë më parë, por ky version nuk është besuar plotësish. 

Shërbimet e Policisë, gjatë deponimit të 26-vjeçares dhe gjatë veprimeve të para hetimore, kanë krijuar dyshim se humbja e jetës së 56-vjeçarit, Anesti Rama, nuk ishte aksidentale dhe për këtë arsye kanë vijuar hetimet e thelluara. 

Gjatë këtyre veprimeve të kryera në koordinim me Prokurorinë e Fierit, ka rezultuar se e reja ka vrarë babanë e saj, për motive të dobëta. 

Sipas burimeve policore, 26- vjeçarja në dëshminë e saj në polici ka pranuar krimin pasi sipas saj i ati e trajtonte me shumë fanatizëm, duke mos e lejuar as të vishet në mënyrë bashkëkohore e as te argëtohet, një sjellje që i ushtronte shumë presion në përditshmërinë e saj. 

Lini një Përgjigje