TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2025, 14:09

Skena "Fast&Furious" në rrugët e kryeqytetit, gjoba deri në 1 milionë lekë 

Shkruar nga Pamfleti

Skena "Fast&Furious" në rrugët e kryeqytetit, gjoba deri

35 mjete, përfshirë 23 motomjete dhe 12 automjete, janë bllokuar nga Policia Rrugore e Tiranës gjatë kontrolleve të intensifikuara në disa zona të kryeqytetit.

Aksioni synon të ndalojë përdorimin e mjeteve me modifikime të paligjshme që gjenerojnë zhurma të larta dhe shqetësojnë qytetarët.

Përveç bllokimit të mjeteve, janë vendosur edhe masa administrative që arrijnë deri në 1 milion lekë.

"Policia Rrugore ka intesifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.
Si pasojë janë bllokuar 23 motomjete, 12 automjete dhe masa administrative deri në 1 milion lekë.

Në kuadër të masave për garantimin e rendit dhe sigurisë në rrugë, Policia Rrugore e Tiranës ka intensifikuar kontrollet ndaj mjeteve që, përmes modifikimeve të paligjshme, gjenerojnë zhurma të larta dhe cënojnë qetësinë publike.

Gjatë kontrolleve në disa zona të kryeqytetit janë konstatuar dhe ndëshkuar drejtues mjetesh që shkelin normat e sjelljes në trafik, apo që kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë, dhe shqetësojnë qytetarët në përditshmëri. Konkretisht:

23 motomjete të bllokuara
12 automjete të bllokuara
Masa administrative deri/mbi 1 milion lekë.

Policia Rrugore siguron qytetarët se kontrollet do të vijojnë pa ndërprerje, me tolerancë zero ndaj çdo shkeljeje që cenon jetën, shëndetin dhe qetësinë e komunitetit, si dhe i fton ata që të denoncojnë çdo shkelje të Kodit Rrugor, duke garantuar një reagim të menjëhershëm dhe profesional", njofton policia. 

Lini një Përgjigje