TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2025, 13:32

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, makina përplas për vdekje këmbësorin

Shkruar nga Pamfleti

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, makina përplas për vdekje

Një aksident tragjik ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”. Makina e drejtuar nga një 62-vjeçar, ka përplasur për vdekje një këmbësor, 70-vjeç.

“Rreth orës 12:10, në aksin rrugor “Qukës-Prrenjas”, dyshohet se automjeti me drejtues shtetasin P. K., 62 vjeç, ka aksidentuar shtetasen F. M., rreth 70 vjeçe, këmbësore, e cila për pasojë ka humbur jetën.   

Shtetasi P. K. u shoqërua në komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje