49-vjeçari dyshohet se ka qëlluar pas një konflikti të çastit ndaj të riut Jozef Çeka. Ky i fundit ndodhet jashtë rrezikut për jetën, me një plagë të lehtë.
Pas ngjarjes, autori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe forcat e Policisë vijojnë punën për lokalizimin dhe arrestimin e tij.
Paulin Fusha rezulton me precedentë penalë edhe në të kaluarën, pasi është arrestuar në vitin 2013 gjatë një operacioni antidrogë.
49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri drejt të riut pas një konflikti për motive të dobëta. Ndërkohë, po punohet për kapjen e autorit.
"Rreth orës 00:05, në lagjen "Perlat Rexhepi", shtetasi P. F., 49 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin J. Ç., 26 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.", njofton policia.
Lini një Përgjigje