TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2025, 20:43

Shqiptari shkakton terron në Itali, tenton të hedhë në erë një pallat të tërë

Shkruar nga Pamfleti

Shqiptari shkakton terron në Itali, tenton të hedhë në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në qytetin italian të Acate, ku një shtetas shqiptar, i identifikuar si person me probleme mendore, ka tentuar të shkaktojë një tragjedi duke kërcënuar të shpërthejë një pallat me bombola gazi.

Sipas mediave vendase, ngjarja ndodhi rreth orës 19:00, në një zonë të populluar të qytetit, ku qytetarët u alarmuan nga sjellja e rrezikshme e shqiptarit. Tensioni në lagje u përshkallëzua me shpejtësi, ndërsa forcat e karabinierëve ndërhynë për të neutralizuar situatën.

Për të ndaluar personin, u desh ndërhyrja e gjashtë karabinierëve, të cilët arritën ta neutralizojnë pa shkaktuar dëme. Ai u shoqërua menjëherë përmes një procedure të TSO-së (trajtimi i detyruar shëndetësor) drejt një strukture shëndetësore të specializuar pranë zonës.

Në vendngjarje u mblodhën shumë qytetarë kureshtarë, të cilët ndoqën të gjithë skenën nga afër, ndërsa zona u rrethua për siguri.

Autoritetet italiane po hetojnë nëse personi kishte histori të mëparshme për incidente të ngjashme, dhe nëse kishte akses real për të shkaktuar shpërthimin e paralajmëruar. Fatmirësisht, nuk raportohen të lënduar dhe situata është nën kontroll.

Lini një Përgjigje