TAGS-AT E JAVËS

Kronike 3 Shtator 2025, 15:45

Detyronte tre të mitur që të vidhnin, arrestohet 39-vjeçari në Tiranë!

Shkruar nga Pamfleti

Detyronte tre të mitur që të vidhnin, arrestohet

Një 39-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia pasi nxiste tre të mitur që të kryenin vjedhje në zona të ndryshme të kryeqytetit.

I riu i identifikuar si Xhiljon Hoxha, rezulton i dënuar më parë për të njëjtin krim. Ndërkohë që mësohet se gjatë arrestimit të 39-vjeçarit janë sekuestruar sende të vjedhura.

"Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, si rezultat i punës hetimore, për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit e implikuar në vjedhje, kapën në kuadër të operacionit “Nxitësi”, shtetasin e shpallur në kërkim, Xh. H., 39 vjeç.

Ai dyshohet se ka shtyrë në mënyrë të përsëritur, 3 shtetas të moshave 12 dhe 13 vjeç, për të kryer vjedhje të ndryshme, në disa zona të Tiranës.

Vijojnë hetime për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë kriminale të 39-vjeçarit, në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme", njofton policia. 

Lini një Përgjigje