Një shpërthim me tritol ka ndodhur gjatë natës në Shkodër . Ngjarja ka ndodhur në lagjen Fermentimi.
Sasia e tritolit është vendosur në lokalin në pronësi të shtetasit F.B, 65 vjeç. Nga shpërthimi i lëndës plasëse për fat të mirë nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Forcat e policisë kanë shkuar në vendngjarje duke kryer veprimet e para hetimore.
Deri më tani autori mbetet i paidentifikuar, ndërsa policia po punon për zbulimin e tij.
Lokali ndodhej në një ndërtesë dy katëshe.
Në katin e sipërm është një shtëpi në të cilën nuk ndodhej askush sepse pronari i godinës jeton në një vend tjetër në Shkodër.
Ndërkohë për ngjarjen ka reaguar edhe Policia.
"Rreth orës 05:50 të mëngjesit të sotëm, shtetasi F. K., 65 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg”, Shkodër, ka njoftuar se kur ka shkuar për të hapur biznesin e tij (bar-kafe), ka konstatuar të thyer xhamin e derës të këtij biznesi.
Nga veprimet paraprake të kryera nga grupi hetimor, dyshohet se para derës së këtij lokali, është hedhur një sasi e vogël lënde plasëse (amonit malor i prodhuar në mënyrë artizanale).
Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon punën në vendngjarje me qëllim zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarje, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.", njofton Policia.
Lini një Përgjigje