TAGS-AT E JAVËS

Kronike13 Mars 2023, 13:00

Shpërthim me tritol në Lezhë, vetëm dëme materiale

Shkruar nga Pamfleti
Shpërthim me tritol në Lezhë, vetëm dëme materiale

Një sasi lënde plasëse ka shpërthyer gjatë natës në fshatin Ungrej në Lezhë. Sipas burimeve shpërthimi ka ndodhur në oborrin e banesës së ish kryeplakut, Preng Pjetri, 57 vjeç, i cili është përfaqësues i PD në zonë. Kjo ngre dyshimet se sasia e tritolit është vënë për shkak të konflikteve partiake.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00. Shërbimet e Policisë po ushtrojnë kontrolle në terren dhe në ambiente të dyshuara, për gjetjen dhe arrestimin e autorit/ve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/re.

shpërthim me tritol në lezhë

Lini një Përgjigje