
Një 27-vjeçar është arrestuar nga policia pasi iu gjet dhe sekuestrua një sasi lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza.
Ndërkohë, po vijon hetimi për pasagjerët që udhëtonin me 27-vjeçarin të identifikuar si M.Gj, konkretisht M.A.; M.Ç.; B.H.; E.V.; të gjithë banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".
Po ashtu nisi procedimi penal për shtetasin E.B., 37 vjeç, banues në Bulqizë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga policia, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi e vogël lënde narkotike kokaine.
Arrestimi i të riut u krye në kuadër të Megaoperacionit “Tempulli 3”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme.
Lini një Përgjigje