
Një fëmijë 2 vjeç është paraqitur në spitalin e Sarandës në gjendje të rëndë shëndetësore.
fëmija dyshohet se ka pirë një sasi medikamentesh, ç’ka ka bërë që gjendja e tij të përkeqësohet.
Po ashtu mësohet se i është dhënë ndihma e parë në Spitalin e Sarandës dhe për shkak të gjendjes së rënduar, është nisur me helikopter për mjekim më të specializuar drejt Tiranës.
Policia e Sarandës ka nisur hetimet për të bërë zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lini një Përgjigje