
Tjetër aksident tragjik në Durrës. Pas përplasjeve të dy makinave në Gjirin e Lalëzit ku humbi jetën një 16-vjeçar, mësohet e ka mbetur i vdekur në një tjetër aksident një 22-vjeçar.
Makina e cila drejtohej nga i riu ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga pranë Urës së Dajlanit. Dyshohet se 22-vjeçari përpara se të përplasej ka pësuar një atak kardiak dhe më pas ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit.
Sakaq, policia ka mbërritur në vendngjarje për të hetuar shkaqet dhe dinamikën e aksidentit.
"Rreth orës 20:45, në lagjen nr. 4 Durrës, tek "Ura e Dajlanit", automjeti me drejtues shtetasin A. H., 22 vjeç, është përplasur lehtë me trafik ndarësen. Nga veprimet e para dyshohet se drejtuesi i automjetit ka pësuar arrest kardiak gjatë drejtimit të automjetit dhe për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, tha policia.
Lini një Përgjigje