Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Korçë-Bilisht, ku dy persona kanë mbetur të plagosur.
Drejtuesi i mjetit tip “Ford” ka humbur kontrollon dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjeri i automjetit.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
“Mesditën e sotme, në aksin rrugor “Korçë-Bilisht”, shtetasi A. M., duke drejtuar automjetin tip “Ford”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjeri I. M., të cilët u dërguan për mjekim në spital”, njoftoi policia.
Lini një Përgjigje