TAGS-AT E JAVËS

Kronike23 Qershor 2024, 13:28

"Do shlyenin borxhet e trafikantëve", mediat britanike shkruajnë për shqiptarët: Hidrauliku dhe punëtori i ndërtimit u kapen në fermën e kanabisit

Shkruar nga Pamfleti
"Do shlyenin borxhet e trafikantëve", mediat britanike
Fabrizio Zika dhe Elmaz Idriz

Mediat britanike kanë shkruar për shqiptarët të cilët shkojnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe punojnë në ferma kanabisi.

Një hidraulik dhe një punëtor ndërtimi shqiptar erdhën ilegalisht në MB dhe u kujdesën për një fermë të madhe droge në Kettering, për të shlyer borxhet e trafikantëve.

Fabrizio Zika dhe Elmaz Idriz u kapën kur policia bastisi një shtëpi në Headlands dhe gjeti kanabis me vlerë potencialisht deri në 415,000 £.

Shtetasit shqiptarë kishin para borxh ndaj bandave që i kishin futur kontrabandë në Britaninë e Madhe dhe u thanë se do të shlyenin borxhet e tyre, duke u kujdesur për fermat me lëndë narkotike.

Të premten, dyshja u burgosën secili me dy vjet e katër muaj, pasi Gjykata e Kurorës së Northampton dëgjoi rrëfimin e trishtë sesi ata u përfshinë në botën kriminale.

Zika, 27 vjeç dhe Idrizi, 38 vjeç, u gjetën në tavanin në pjesën e pasme të shtëpisë gjysmë të shkëputur,  kur policia e bastisi pak para orës 9 të mëngjesit të 23 majit.

Një kontroll në tetë dhoma në vilën trekatëshe ku jetonin dyshja, bëri të mundur gjetjen e 488 bimëve të kanabisit, gjithashtu edhe: kabllo elektrike, ndriçim, llamba ngrohjeje, çarçafë dhe sistem ajrimi në një mjedis të sofistikuar.

Lini një Përgjigje