TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Qershor 2025, 09:12

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Kashar-Thumanë

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët makina në aksin Kashar-Thumanë

Një automjet është përfshirë nga flakët në autostradën e re Kashar–Thumanë, duke shkaktuar panik te drejtuesit e tjerë të mjeteve.

Fatmirësisht, nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por makina është djegur plotësisht.

Sipas dëshmitarëve, ndonëse shërbimi zjarrfikës është njoftuar mbi 30 minuta më parë, ende nuk ka mbërritur në vendngjarje.

Shkaku paraprak i zjarrit dyshohet të jetë një defekt elektrik në automjet.

Lini një Përgjigje