TAGS-AT E JAVËS

Kronike21 Janar 2025, 09:49

Shkrumbohet nga flakët dyqani i rrobave në Vorë

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet nga flakët dyqani i rrobave në Vorë

Një dyqan rrobash është përfshirë nga zjarri ditën e sotme në Marikaj të Vorës.

Mësohet se shkak për zjarrin është bërë një furnelë elektrike që përdorej për ngrohje.

Flakët po përhapen me shpejtësi si pasojë e erës së fortë, por të ndikuara edhe nga materialet që gjenden brenda në godinë.

Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se në momentet kur ka rënë zjarri, në godinë nuk ndodhej asnjë punonjës, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.

Sakaq, zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e zjarrit.

Lini një Përgjigje