
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në kryeqytet, ku një vajzë 20-vjeçare ka plagosur me thikë shoqen e saj.
E gjtihë ngjarja ka ndodhur në një apartament në kompleksin Deliorgji në Tiranë mes dy vajzave nga Durrësi të cilat ishin shoqe me njëra tjetrën.
Shoqja e 20-vjeçares ka përfunduar në spital, ndërsa e reja është arrestuar nga forcat e policës. Plagosja mendohet se mund të ketë ndodhur për shkak të një sherri banal mes dy të rejave. Ndërkohë që dyshohet që të rejat të kenë qenë nën efektin e alkoolit.
Nga ana tjetër, që nga dita e djeshme polica po punon për të zbuluar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.
Në përditësim....
Lini një Përgjigje