TAGS-AT E JAVËS

Kronike25 Tetor 2024, 09:51

Shiste kokainë, kush është 28-vjeçari që u arrestua në "Xhamllik"

Shkruar nga Pamfleti

Shiste kokainë, kush është 28-vjeçari që u arrestua

Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pasi u kap me doza kokaine. 28-vjeçari Klejvis Taku shpërndante kokainë në zonën e “Freskut” në kryeqytet.

Policia sekuestro 250 gram kokainë të ndarë në doza gati për shitje.

“Shërbimet e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative për një shtetas që shpërndante lëndë narkotike në zonën e Freskut dhe Xhamllikut, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Green”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi K. T., 28 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë kanë lokalizuar 28-vjeçarin, duke qarkulluar me automjet, në rrugën “Xhanfize Keko”.

Gjatë kontrollit të mjetit dhe të banesës së 28-vjeçarit, shërbimet e Policisë i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë me peshë 250 gram, një pjesë e ndarë në doza, gati për shitje.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se i arrestuari pasi siguronte lëndën narkotike në sasi, e ndante atë në doza, të cilat i shiste më pas në zonën e Freskut dhe Xhamllikut. Materialet i kaluan Prokurorisë”, njofton policia.

Lini një Përgjigje