TAGS-AT E JAVËS

Kronike10 Maj 2023, 07:54

Sherri në Fushë-Arrëz, reagon policia: U dhunua një person, 3 të ndaluar; koalicioni “Bashkë Fitojmë” akuzon PS

Shkruar nga Pamfleti

Sherri në Fushë-Arrëz, reagon policia: U dhunua një person,

Policia e Pukës ka reaguar pas denoncimit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” se tre mbështetës të PD janë dhunuar me qyta pistolete dhe një prej tyre është plagosur rëndë.

Teksa opozita nxori dhe emrat e autorëve, uniformat blu raportojnë se një person është dhunuar me grushte dhe sende të forta. Sakaq, mësohet se dhe se janë shoqëruar në polici autorët e dyshuar.

Për ngjarjen reagoi më herët edhe koalicioni “Bashkë Fitojmë” që thotë se ajo ka motive politike. Në një deklaratë të këtij koalicioni thuhet se autorët janë drejtori i HEC-it të Fierzës dhe 2 persona të tjerë të lidhur me Partinë Socialiste.

Sipas opozitës ata kanë dhunuar aktivistë të Partisë Demokratike duke përdorur qyta pistoletash me qëllim intimidimin e tyre.

Njoftimi i policisë:

Policia ka marrë njoftim se në aksin rrugor rural Miliska-Dardhë, në vendin e quajtur “Lumi i Mziut”, kishte ndodhur një konflikt mes disa shtetasve.

Nga deklarimi i dhënë nga shtetasi Besmir Nika, (i dëmtuar), dyshohet se:

Shtetasi Vasil Muslija, së bashku me djalin e tij, shtetasin R. Muslija, dhe shtetasin S. S., banues në fshatin Fierzë, gjatë një konflikti të çastit, për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me grushte dhe me sende të forta, shtetasin Besmir Nika.

Shtetasi Besmir Nika, si pasojë e konfliktit është dëmtuar lehtë, dhe pas ndihmës mjekësore në Spitalin Rajonal Shkodër, ka dhënë deklarim në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Pukë, autorët e dyshuar, shtetasit Vasil Muslija, R. Muslija dhe S. S., dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen veprime procedurale.

Vijojnë veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

sherr fushe-arrez policia bashke fitojme ps

Lini një Përgjigje